Telegrafi

Autogola mund të kemi parë shumë shpesh, por autokosh të tillë? (Video)

Në basketbollin amerikan spektakli është i sigurt dhe vjen në forma nga më të ndryshmet, duke i befasuar gjithmonë të pranishmit në tribuna, por edhe ata që janë dashamirës së sportit të basketbollit.

Khy Kabellis i skuadrës së basketbollit të North Dakota ka realizuar një gafë spektakolare, nga ato që ndodhin një herë në jetë.

Në tentativë për të mos lejuar që topi të dilte jashtë loje, ai tenton ta rikthejë, por realizon një tre pikësh spektakolar në koshin e tij.

Diçka e pabesueshme, por që Khy Kabellis e ka bërë realitet. /TCh/