Telegrafi

Autogol i çmendur në Gjermani – portieri i Hamburgut, Fernandes, në mënyrë të çuditshme e godet topin në rrjetën e tij  

Portieri i Hamburgut, Daniel Heuer Fernandes, në mënyrë të çuditshme e goditi topin në rrjetën e tij gjatë një barazimi në derbi kundër St. Paulit.

Derbi mund të të jap edhe presion, megjithatë Fernandes nuk ishte nën presion.

Ai filloi një lëvizje duke pasuar te qendërmbrojtësi i tij Stephan Ambrosius, i cili e e dërgoi atë te shoku i skuadrës Guilherme Ramos.

Mbrojtësi më pas gaboi pasimin e tij te portieri dhe për të parandaluar një goditje nga këndi, Fernandes u përpoq të pastronte zonën, por, ai gjuajti pa asnjë kontroll dhe topi përfundoi në rrjetën e tij, duke e lënë portierin të shqetësuar pas gabimit të tij.

St. Pauli ishte në avantazh me një gol pasi  sulmuesi, Jackson Irvine hapi rezultatin pas 15 minutash. Dhe gabimi tronditës i Fernandes ia shtoi avantazhin në minutën e 27-të.

Pavarësisht pengesës, Hamburgu u kundërpërgjigj, me Robert Glatzel që ngushtoi rezultatin në minutën e 58-të dhe Immanuel Pherai barazoi vetëm dy minuta më vonë, duke shpëtuar një pikë për Hamburgun në derbi.

Fernandes do të shpresojë të shlyejë gabimin e tij kur Hamburgu të vizitojë Hertha Berlinin në DFB Pokal të mërkurën e ardhshme. /Telegrafi/