Telegrafi

Autoerotizmi, gurthemeli në krijimin e familjes

Në kundërshtim me atë që mbështet Christine O’Donnell dhe lëvizja që ajo përfaqëson në mbështetje të teorisë sipas së cilës, përkundrazi, kjo gjë i dobëson organet dhe aftësinë për të lindur fëmijë, revista e njohur amerikane Newsweek, nëpërmjet botimit të studimeve shkencore, mbështet të kundërtën. Thelbi i këtyre studimeve të botuara në revistën e mësipërme çojnë në përpunimin e idesë se autoerotizmi është gurthemeli që ndihmon për vazhdimin e llojit.

Fenomeni i autoerotizmit është shumë i hasur në botën e kafshëve, duke filluar që me të gjitha llojet e majmunëve, e duke vazhduar me elefantin, qenin, macen, kalin, luanin, etj. Por, si ndikon ky proces në luftën që kafshët zhvillojnë për mbijetesën e llojit? Ja si e shpjegojnë biologët këtë lidhje, raporton Ikub.

Arsyeja lidhet me mundësinë për prodhimin e vazhdueshëm dhe të freskët të sasive të spermës, duke mundësuar largimin e asaj "të vjetër". /Telegrafi/