Telegrafi

Autobusin e vjetër e ktheu në kafene lëvizëse (Foto)

Peter Sonneveld ka shpenzuar 20 muaj, duke punuar intensivisht në këtë autobus, që ka pasur probleme në lëvizje dhe enterier të vjetruar.

Në autobusin e blerë për dymijë euro, ai ka shpenzuar mbi 60 mijë euro, për ta kthyer në një makinë që lëvizë si duhet dhe është komode.

Mirëpo, Peter që është i gjatë afro dy metra, e ka një problem me lartësinë e autobusit, transmeton Evropa e Lirë.

Ai nuk mund të qëndroi si duhet në këmbë, sepse autobusi është i lartë 1.7 metra.

Për këtë arsye, ai duhet të punësojë dikë më të shkurtër, që të punojë në banak, sepse atë nuk e zë si duhet. /Telegrafi/