Telegrafi

Autobusi i turneut të Gary Numan, godet për vdekje një këmbësor

Gary Numan (Foto: Instagram/GaryNuman)

Gary Numan e ka anuluar koncertin në Cleveland, pasi autobusi i turneut të tij e ka goditur për vdekje një 91-vjeçar.

Muzikanti britanik është shprehur i dëshpëruar pas incidentit të ndodhur në Cleveland të Ohios.

Policia ka njoftuar se autobusi ishte duke bërë një kthesë në të djathtë në momentin kur e ka goditur kalimtarin që po e shtynte një karrocë dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Numan duhej të mbante një koncert të hënën mbrëma në House of Blues, mirëpo e ka anuluar koncertin pas kësaj ngjarjeje.

“Të gjithë jemi të mbushur me pikëllim që na e ka bërë të pamundur që as të mos e mendojmë koncertin, ndërsa për shkak të respektit, do të ishte krejtësisht e gabuar”.

“Në këtë moment, mund të mendojmë vetëm për njerëzit që janë prekur nga kjo tragjedi e tmerrshme dhe atyre ua dërgojmë gjithë dashurinë”, ka shkruar Numan në Twitter.

Nuk është bërë e ditur nëse muzikanti ka qenë në autobus kur ka ndodhur incidentin.

Vozitësi i autobusit nuk është arrestuar, ndërsa revista Rolling Stone bën të ditur se policia po e heton rastin dhe janë analizuar xhirimet nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/