Telegrafi

Autobusi me turistë nga Shqipëria përfshihet në një aksident në Itali

Një autobus i vogël me turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor pasditen e kësaj të shtune në Itali.

Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga Meridionews.it, automjeti po lëvizte në provincën e Katanias, nga Zafferana Etnea në drejtim të Santa Venerina.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që media italiane shkruan se autobusi mund të ketë pësuar një defekt në frena.

Zjarrfikësit, ekipet e policisë dhe autoambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 16 persona, disa prej të cilëve janë dashur të transportohet me autoambulancë në spital.

Fatmirësisht asnjë prej të aksidentuarve nuk është në gjendje të rëndë./Eurones Albania