Telegrafi

Autobusi shkollor përplaset me një kamion, të paktën 12 të vdekur në Sllovaki – pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 12 persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë gjetur vdekjen pas një përplasje ndërmjet një autobusi dhe një kamioni në Sllovaki.

Sipas policisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, 20 persona u lënduan dhe aksidenti ndodhi afër Nitrianske Hrnciarovce, 100 kilometra në lindje të Bratislavës, kur një autobus goditi një kamion.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë në rrjetet sociale se kishin frikë se numri i vdekjeve mund të ishte më i lartë.

Në vendin e përplasjes, zjarrfikës të shumtë janë parë duke ndihmuar të lënduarit, ku në ndihmë kanë ardhur edhe helikopterë të policisë.

Kryeministri Sllovak Peter Pellegrini e quajti një tragjedi të tmerrshme dhe tha se ai do të ndërpresë vizitën e tij në Qipro për t’u rikthyer në vend.

Kamioni i përfshirë në përplasje ishte i mbushur me dhe fotografitë nga vendi i përplasjes tregojnë se ai është përmbysur.

Ndërsa mediat sllovake raportojnë se përveç kamionit, bëhet fjalë për një autobus shkollor i mbushur me nxënës. /Telegrafi/