Site icon Telegrafi

Autobusi që brenda 15 sekondave shndërrohet në tren

Kur përmendim Japoninë na shkon mendja të robotët dhe inovacionet e ndryshme teknologjike, por ata kësaj radhe kanë shkuar një hap më tej – kanë sjellë në “jetë” një tren që për pak sekonda shndërrohet në tren.

Ky mjet motorik i njohur ndryshe si DMV, mund të transformohet nga një autobus i rëndomtë për transportimin e pasagjerëve në një tren, transmeton Telegrafi.

DMV mund të transportoj deri në 23 persona – përfshirë shoferin, është tetë metra i gjatë dhe peshon 5,850 kilogramë – duke u bërë kështu shumë më i lehtë sesa një tren i zakonshëm.

Në binarë lëviz me shpejtësi prej 60 kilometra në orë, ndërsa në rrugë është shumë më i shpejtë – varësisht nga rrugët që kanë të kufizuar shpejtësinë për arsye sigurie.

Ky mjet motorik pritet të operoj në festën e Krishtlindjeve nën Asa Seaside Railways dhe do të lidh Tokushima me Kochi në Shikouk, një nga katër ishujt kryesor të Japonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version