Telegrafi

Autobusi përplaset dhe rrotullohet, nxënësi dhe kujdestarja “fluturojnë” brenda tij, shpëtojnë të pa lënduar

Një nxënës dhe kujdestarja e tij mrekullisht dolën të palënduar nga një aksident i cili dridhi autobusin në të cilin po udhëtonin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë ngjarjen nga brenda automjetit në Bannerghatta, Karnataka, Indi.

Ato, siç edhe mund të shihet, tregojnë se si kujdestari Sathyavathi fluturoi nëpër ajër dhe goditi tavanin gjatë përplasjes.

Ajo pastaj e ndihmon djalin para se çifti të largohet nga autobusi tërësisht i palënduar. /Telegrafi/