Telegrafi

Autobusi përfundon në shkallët e stacionit të metrosë, shtyp për vdekje pesë kalimtarë rasti (Video, +18)

Në qendër të qytetit rus Moska, një autobus ka “fluturuar” duke përfunduar shkallëve të stacionit të metrosë, me ç’rast kanë humbur jetën të paktën pesë persona.

Sipas informatave të para, shoferi i autobusit kishte humbur kontrollin mbi timonin dhe kishte përfunduar në tunelin nëntokësor, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihen shkaqet që quan në këtë aksident me fatalitet, por një gjë është e sigurt që kalimtarët e rastit kurrë nuk do ta kishin besuar, që një autobus mund të përfundoj në shkallët që qojnë në stacionin nëntokësor të metrosë.

Ky moment rrëqethës është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë, ku shihet autobusi duke shtypur për vdekje kalimtarët e pafat që në ato momente po zbrisnin shkallëve. /Telegrafi/