Telegrafi

Autobusi përfshihet nga zjarri, të paktën 20 të vdekur në Peru (Video)

Së paku 20 persona kanë gjetur vdekjen dhe tetë të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një autobus dykatësh është përfshirë nga zjarri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin peruanë Lima të dielën, tha një zëdhënës i zjarrfikësve të vendit.

Dëshmitarët kanë thënë se zjarri nisi në motorin në pjesën e prapme të autobusit dhe shpejt u përhap në brendësinë e tij.

Ndërkohë disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë autobusin komplet të djegur i cili po udhëtonte nga Lima në qytetin bregdetar të Chiclayos.

Shkaku i zjarrit është nën hetim, ndërsa supozohet se autobusit i mungonin edhe pajisjet bazë të fikjes së zjarrit dhe sigurisë. /Telegrafi/