Telegrafi

Autobusi pa udhëtar rrëshqet nga rruga, ushtarët e FSK-së i dalin në ndihmë (Foto)

Një autobus ka dal nga rruga sot në orët e hershme të mëngjesit, si pasoj e temperaturave të ulëta si dhe reshjet e borës, në rrugën Istog-Skenderaj.

Në fotografit që lexuesit i kanë dërguar Telegrafit, shihen ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke ndihmuar që autobusin ta shtyjnë drejt rrugës për kalim, i cili nuk ka pasur brenda udhëtarë.

“Ushtarët e FSK-së, kanë qenë duke shkuar në punë, dhe kanë ndaluar për t’i ardhur në ndihmë këtij mjeti transportues”, kanë bërë të ditur për Telegrafin dëshmitarët e rastit.

Ndërkaq, nuk raportohet për dëme materiale. /Telegrafi/