Site icon Telegrafi

Autobusi nga Bullgaria shkel një këmbësor në Kriva Pallankë-Kumanovë

Autobusi me targa regjistrimi te Sofias, mbrëmë në Kriva Pallankë-Kumanovë ka shkelur një këmbësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në autostradën në Kriva Pallankë-Kumanovëm autobusi nga Bullgaria ka shkelur këmbësorin M.G. (1963) nga fshati Ginovcë të Kriva Pallankës. Policia raportoi se shoferi i autobusit S.S. (1978) nga Sofja është mbajtur në stacion dhe pritet vendimi i gjyqtarit në procedurën paraprake nëse atij do t’i caktohet masë paraburgimi. Me urdhër të prokurorit publik kufoma është dorëzuar për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version