Udhëtarët kanë qëndruar të qetë dhe nuk janë përfshirë nga paniku, derisa autobusi që udhëtonin nëpër Palhoca të Brazilit është ndarë në gjysmë.
Filmimi i publikuar më poshtë, tregon momentin dramatik që ndodhi pasi u dëgjua një krismë e madhe.
“Si ka mundësi që janë kaq të qetë, ky është një moment shumë i rrezikshëm”, është një nga komentet lidhur me rastin.
Sistemi i dobët i qarkullimit dhe makinat tepër të vjetra, kanë bërë që ndodhi të tilla të mos iu lënë shumë përshtypje udhëtarëve. /Telegrafi/
https://youtu.be/8v2-xs5J0AM