Telegrafi

Autobusi merr përpara këmbësorin – e gjitha ndodhi pasi shoferi nuk e lejoi të hipte bashkë me qentë e tij (Video)

Një drejtues autobusi nuk ka tentuar të ndalë teksa këmbësori i ka vënë dy duart mbi xham.

Kjo video e cila është filmuar në periferi të Romës, Itali është bërë virale në rrjetet sociale.

Sikurse duket edhe nga pamjet përpara autobusit shfaqet një këmbësor së bashku me dy qen dhe zotëria tenton të ndalë drejtuesin e automjetit, por ai vazhdon rrugën.

Siç raportojnë mediat italiane, përcjell tvklan.al, edhe pse në video nuk dëgjohen zëra, dyshohet se shkak i këtij veprimi ka qenë refuzimi nga ana e shoferit për të marrë në autobus dy qentë e zotërisë.

Kompania e transportit komunal L’Atac, ka reaguar menjëherë pas publikimit të videos në rrjetet sociale, duke pezulluar shoferin nga puna.

Gjithashtu autoritetet policore kanë nisur një hetimi rreth ngjarjes.