Telegrafi

Autobusi mbetet i varur në një mbikalim në New York City, disa të lënduar

Të paktën tetë persona janë lënduar në New York City pasi një autobus “u zhyt” nga një mbikalim në një rrugë më poshtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Zjarrfikësve i Qytetit të Nju Jorkut postoi në Twitter një imazh të autobusit që varet nga mbikalimi në rrethin e Bronx të enjten në mbrëmje.

Siç edhe mund të shihet në pamje, seksioni i pasmë ishte ende në mbikalim ndërsa “hunda” e pjesës së përparme ishte në hyrjen e rrugës poshtë.

Shoferi i autobusit ishte midis të plagosurve, thanë zyrtarët, dhe raportohet të jetë në një gjendje të rëndë.

Shkaku i aksidentit nuk dihet, tani për tani.

“Ne vlerësuam dhe mjekuam gjithsej tetë pacientë nga ky aksident”, tha zëvendës-shefi i shërbimit të zjarrfikësve Paul Hopper.

“Autobusi ra afërsisht 15 metra në rrugë. Pasagjerët pësuan lëndime jo të mëdha në raport me një rënie nga një lartësi kaq e madhe”.

Këshilltari i Qytetit të Nju Jorkut, Mark Levine shkroi në Twitter se shërbimet e urgjencës kishin mbyllur të gjithë zonën pas “aksidentit të tmerrshëm”. /Telegrafi/