Site icon Telegrafi

Autobusi godet për vdekje fëmijën 11-vjeçar në Lushtë të Mitrovicës

Një fëmijë i moshës 11-vjeçare ka humbur jetën sot në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15.00.

“Një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes së autobusit në një rrugë lokale në fshatin Lushtë”, tha ai.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në ndriçimin e plotë të këtij rasti tragjik./Telegarfi/

Exit mobile version