Telegrafi

Autobusi me fotografinë e Donald Trump, shihni çfarë ndodh me “sytë” e tij! (Video)

Duke pasur parasysh faktin se tanimë janë shumë afër zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara (SHBA), në rrjetet sociale janë shfaqur edhe fenomene të cilat tentojnë të tallen me kandidatët për president.

Dhe kësaj radhe, përcjell Telegrafi, vjen një tallje me njërin nga kandidatët, Donald Trump.

Në fakt, në një autobus në Kopenhagë është vizatuar fytyra e Trump, ndërkaq sytë janë vendosur pikërisht në vendin e rrotave.

Për ta kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, shihni videon dhe shihni çfarë ndodh me “sytë” e Trump, kur autobusi është në lëvizje. /Telegrafi/