Të paktën tre persona humbën jetën dhe katër u zhdukën pasi një autobus pasagjerësh doli nga një urë dhe u rrëzua në një lum në veriperëndim të Spanjës.
Dy të mbijetuar – drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer – janë shpëtuar deri më tani nga lumi Lerez, ku një rrymë e fortë dhe rrjedhje e madhe për shkak të shirave të dendura që kanë përfshirë rajonin e Galicias po pengojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit.
Të mbijetuarit u dërguan në spitalet e afërta dhe raportohet se kanë lëndime të ndryshme trupore, raporton reuters.
Autobusi doli nga rruga e urës për arsye që mbeten ende të paqarta dhe ra në lumin e njohur të rajonit.
Sipas të dhënave paraprake, autobusi transportonte gjithsej nëntë persona, shoferin dhe tetë pasagjerë.
Ndryshe, ekipeve të shpëtimit iu desh të ndalonin operacionin për gati dy orë për shkak të motit të keq dhe kushteve të terrenit përpara se të rifillonin. /Telegrafi/