Policia thotë se një përleshje midis një pasagjeri dhe një shoferi ishte shkaktari i rënies së autobusit në lum, nënë një urë në jug-perëndim të Kinës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një video prej tetë sekondash e postuar nga policia e Chongqing në llogarinë e saj të mediave sociale tregon se si një grua që lufton me shoferin para se autobusi të dalë në korsi të gabuar dhe të bie në lumin Yangtze të dielën.
Sipas policisë së rrethit Wanzhou, pasagjerja filloi të grindej me shoferin pasi ajo humbi ndalimin e saj.
Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua dje tha se 13 trupa ishin nxjerrë nga lumi dhe dy të tjerë mbetën të zhdukur. Askush nuk besohet të ketë mbijetuar.
Siç edhe mund të shihet në pamje, autobusi u përplas me një makinë që po afrohej përpara se të binte përmes parmakut dhe të binte në lumin Yangtze.
Udhëtarja dhe shoferi janë identifikuar nga mbiemri i tyre si Liu 48-vjeçar dhe 42-vjeçarja Ran, të dy nga Wanzhou, ka shtuar policia. /Telegrafi/