Telegrafi

Autobusi bie në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit dhe humbin jetën 8 pasagjerë, pamjet rrëqethëse publikohen në internet (Video)

Ky është momenti kur tetë persona përfshirë një nënë dhe foshnja e saj e porsalindur humbin jetën, kur minibusi me të cilin po udhëtonin bie në ujërat e rrëmbyeshëm të një lumi në Lesotho të Afrikës së Jugut.

Minibusi që po transportonte 15 persona, po mundohej të kalonte përmes urës së përmbysur nga ujërat në Thaba Tseka, kur në një moment shoferi humb kontrollin mbi timonin dhe ujërat e rrëmbyeshëm e “marrin me vete”, transmeton Telegrafi.

Videoja amatore është filmuar nga një shofer tjetër i cili kapi momentin kur autobusi bie në ujë, derisa disa pasagjerë mundohen të dalin dhe t’i shpëtojnë vdekjes.

Shtatë persona, përfshirë shoferin kanë shpëtuar, ndërsa tetë tjerë humbën jetën. Zëdhënësi i policisë Mpiti Mopeli ka deklaruar për IOL Neës, se ekipet e shpëtimtarëve kanë filluar menjëherë t’i kërkojnë të mbijetuarit.

Ndërkaq trupat e pajetë janë gjetur në momentin që shiu u ndal dhe i mundësoi zhytësve të futen në ujë. /Telegrafi/