Kompania e transportuesve privat “Makeskpres” njofton se sot në rrugët e Shkupit nuk dot ë qarkullojnë autobusët privat të lindjave 19, 20, 22, 52 dhe 54, kjo për shkak të borxhit të papaguar nga NQP-Shkup dhe Qyteti i Shkupit.
Pronari i kompanisë, Millorad Dimitrijevski, dje ka kërkuar takim urgjent me menaxhmentin e NQP “Shkup” dhe autoritetet e qytetit.
“Për shkak të borxheve të papaguara nga NQP, është vënë në pikëpyetje funksionimi normal i transportit publik. Konkretisht, borxhi aktual i NQP-së ndaj ndërmarrjes transportuese “Makekspres” është mbi 30 milionë denarë dhe ky borxh po rritet çdo ditë, linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54 ndoshta nga nesër nuk do të funksionojnë”, njoftoi Dimitrijevski.