Vetëm gjysma e kapacitetet sa ka stacioni i autobusëve për nisje ditore, po shfrytëzohet nga kompanitë e transportit. Linjat e autobusëve sidomos për Podujevë, nuk e shfrytëzojnë fare stacionin, duke u arsyetuar se humbin udhëtaret.
Ragip Guraziu po pret autobusin, i cili çon për qytetin e Podujevës. Ai thotë se ky vendndalim nuk është sipas rregullave por për udhëtaret është vend i përshtatshëm.
“Ka mundësi që pesë deri gjashtë herë në muaj pres në këtë vend për autobus. Çdoherë e pres në këtë vend. Ka nevojë që këtu të ketë stacion të autobusëve por për momentin nuk po shkon sipas rregullave. Rregullat e kërkojnë që duhet shkuar në stacion. Ashtu është në gjithë botën”, thotë për RTV Dukagjinin, Ragip Guraziu.
Kompanitë nga komuna e Podujevës, sipas koordiatorit i ndërrimit në stacionin e autobusëve në Prishtinë, Sheqir Abazit, nuk e shfrytëzojnë ndalimin në stacion, por gjejnë rrugë alternative. Kjo ka bërë që të mos të realizohen rreth 50% e nisjeve ditore nga stacioni.
“Kemi kapacitetet që t’i shërbejmë pa asnjë problem rreth 800 nisje në ditë. Ju informojë që nga stacioni i autobusëve operojnë mesatarisht 460 nisje në ditë”, shprehet Sheqir Abazi, përcjell Telegrafi.
Por linjat e rregullta i mban kompania “Ariani” nga Mitrovica.
“Ne e mbajmë linjën katër herë në ditë duke filluar nga ora 8:30 dhe çdo herë futemi në stacion”, shprehet Behar Beka nga kompania “Ariani”.
Në ministrinë e infrastrukturës janë të licencuara më shumë se 700 kompani të cilat operojnë nga stacioni i autobusëve. /RTV Dukagjini/Telegrafi/