Site icon Telegrafi

Autobusët në Shkup do të rinovohen

Ndotja e ajrit në Shkup është mbi kufirin e lejuar dhe për këtë kërkohen masa afatshkurtëra dhe afatgjatë për të zvogëluar prezencën e grimcave të dëmshme në ajër.

Për këtë, transporti publik do të ketë reforma dhe do të porositen autobusë elektrik për NTP ndërsa për vozitësit privat do të sigurohen ndihma financiare në formë të subvencionit që të paisen me autobusë që i përmbushin nevojat për punë ekologjike dhe që do të jenë me standarde EURO 5 apo EURO 6, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto masa do të fillojnë të miratohen nga dita e parë e vitit 2018 kurse gjithësejt janë siguruar 3.9 milionë euro, 2.3 milionë për autobusët e Ndërmarrjes Publike Transportuese dhe 1.6 për kompanitë private.

325.000 euro janë orientuar për të subvencionuar bileta pa para nëse rritet ndotja dhe qytetarët duhet të ecin me autobus e jo me veturë. /Telegrafi/

Exit mobile version