Tashmë në afishet e autobusëve në mbarë vendin mund të lexosh se “Zoti nuk ekziston” dhe se “nuk duhet patur frikë nga zemërimi i perëndisë”.
Parulla zyrtare është “Me gjasë nuk ka fare Zot. Mjaft u brengosët, filloni të shijoni jetën”. Janë 200 autobusë në Londër e 600 të tjerë në Angli, Skoci e Uells të cilët bartin parulla të tilla të cilat u mundësuan falë mbledhjes së fondeve me vlerë rreth 150.000 euro.
Të hollat do të përdoren dhe për sponsorizimin e rreth njëmijë reklamave të cilat do të vendosën në metronë e Londrës.
Iniciativa unike e llojit të vet bart emra të njohur të jetës britanike si dramaturgen Ariane Sherine apo profesorin e ateizmit Richard Dawkins.
Autobusët që kundërshtojnë ekzistencën e Zotit nuk do të mungojnë në qytete të tjera të mëdha si Manchester, Birmingham, Glasgow, Edinburgh, e Liverpool.
Fushata pritet të zgjasë për katër javë rresht. Ndërsa sloganet që do të mbushin metronë e kryeqytetit britanik do të përmbajnë thënie nga njerëz të shquar si Douglas Adams, Albert Einstein e Katharine Hepburn.