Disa nga autobusët e rinj që do të shfrytëzohen në transportin publik të kryeqytetit tashmë janë nisur për Prishtinë.
Në një video, shihen autobusët duke dal nga terminali doganor i Hanit të Elezit.
Autobusët ishin një nga premtimet e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilët kishte thënë se do të fillojnë të shfrytëzohen para Vitit të Ri. /Telegrafi/