Telegrafi

U parkua në hapësirën për persona me nevoja të veçanta, gjobitet autobusi në Prishtinë

Ndërmarrja publike “Prishtina Parking” ka njoftuar se ka gjobitur një autobus, pasi është parkuar në hapësirën për personat me nevoja të veçanta.

Në njoftimin për media thuhet se parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë.

“Respektoni shenjat e parkimit në Kryeqytet për të evituar gjobat. Respektoni kategoritë me nevoja të veçanta”, ka apeluar “Prishtina Parking”. /Telegrafi/