Telegrafi

Autobus special për qentë

Besoni apo jo, ka një autobus vetëm për qen në Alaskë.

Bashkëshortët Lee dhe Moo Thompson kanë krijuar një biznes për të ruajtur kafshët shtëpiake dhe një pjesë e shërbimit është të marrësh qentë me autobus nga shtëpia e tyre.

Ndërsa biznesi i tyre me firmën Mo Mountain Mutts filloi të zgjerohej, ata kuptuan se kishin nevojë për një mjet transporti për të marrë kafshët e tyre më shpejt.

Një video e qenve që hipin në një autobus dhe ulen në vendet e tyre në Skagway, Alaska është bërë virale me mbi 50 milionë shikime në TikTok, raportoi Washington Post.

Videot kanë tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale. Ata kanë mbi 237.000 ndjekës në Instagram dhe 1.3 milion ndjekës në TikTok.