Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 35 janë lënduar, kur një autobus me pasagjerë doli nga rruga dhe përfundoi në liqen në një zonë malore në Nepal.
Aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur në fshatin Sukute rreth 40 kilometra nga Katmandu, kur një autobus i linjës Dolaha-Katmandu ra nga 50 metra lartësi dhe përfundoi i rrokullisur në liqen, transmeton Telegrafi.
Në operacionin e kërkim shpëtimit janë duke u përdorur barka, kurse policia ka njoftuar se disa trupa të pajetë janë gjetur rreth dy kilometra nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.
Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin dhe sa njerëz saktësisht ishin brenda autobusit kur është rrokullisur, por në Nepal është praktikë që shoferët të marrin pasagjerët në stacionet e vogël të autobusëve, gjë që ua vështirëson punën hetuesve për të ditur saktë numrin e viktimave. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yJ9ybbp4HKc
https://www.youtube.com/watch?v=JSJLSq2DYSo