Site icon Telegrafi

Me autobus dhe furgon pa leje është kryer transport ndërkombëtar i udhëtarëve nga Maqedonia

Nëpunësit policorë nga Stacioni policor për vendkalimin kufitar Tabanoc dje gjatë kontrollit kanë konfirmuar se me autobus dhe furgon të cilët nuk kanë dokumentacionin përkatës kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

“Gjatë kontrollit të autobusit me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.B. (57) nga f.Vizbeg, rajoni i Shkupit dhe furgonë me targa të Strumicës, i drejtuar nga V.J. (23) nga Stumica, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit përkatës”, informojnë nga MPB-ja.
Nga Ministria shtojnë se nga ana e Inspektoratit shtetëror për transport janë shqiptuar sanksione përkatëse.

Exit mobile version