Shoferi që po voziste me shpejtësi një xhip, është përplasur dhe ka rrotulluar autoambulancën që ndodhej në një udhëkryq në Novosibirsk të Rusisë.
Makina që ishte nisur për të intervenuar në një rast emergjent, ka mbetur në mes të rrugës, teksa të pranishmit vrapuan t’i shpëtonin infermierët, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, aty kanë shkuar menjëherë mbrojtësit e rendit dhe kanë kryer intervenimin, ku nuk ka pasur asnjë lëndim të rëndë.
Rasti ka mundur të ishte fatal, pasi në afërsi kishte shumë vetura si dhe një nënë që shtynte karrocën me fëmijë. /Telegrafi/