Gjatë një loje ragbi që zhvilloi një shkollë e mesme në Quebec të Kanadasë, një lojtare u rrëzua dhe lëndoi qafën.
Pasi e shtrinë për ta dërguar në spital, autoambulanca kishte ngecur në baltë dhe nuk po mund të largohej, transmeton Telegrafi.
“Është fuqia e vajzave, që u bënë bashkë që ta largojnë makinën që peshon mbi pesë tonelata”, thuhet në video që është bërë virale.
Derisa po e shtynin autoambulancën, disa prej tyre u rrëzuan dhe pësuan lëndime të lehta, por veprimi tyre po konsiderohet si shembull i mirë dhe po pëlqehet nga të gjithë. /Telegrafi/