Telegrafi

Auto Mita zyrtarisht me koncept të ri të Renault Store dhe ofertë speciale për Black Friday (Video)

Auto Mita një prej salloneve më të njohura automobilistike në vend, ka hapur zyrtarisht Renault Store.

Gjatë eventit të hapjes është shpjeguar detajisht rreth konceptit të ri të Renault, si është sjellë në Kosovë, si është arritur standardi i lartë dhe plotësisht i njëjtë me vendet e tjera Evropiane të cilat e aplikojnë të njëjtin koncept.

Renault në Kosovë dhe Auto Mita përveç konceptit të ri dhe nivelit të lartë, kanë sjellë edhe oferta jashtëzakonisht atraktive.

Për Telegrafin Mita tregon se: “rëndësi e madhe i është kushtuar konsumatorëve dhe përvojës së tyre gjatë blerjes, si dhe personalizimit të veturave të reja sipas preferencave personale”.

Gjithashtu është bërë e ditur se ofertat mahnitëse me rastin e Black Friday, ku modelet e njohura Renault MEGANE dhe Renault KADJAR, gjatë tërë vikendit do të jenë në ofertë e cila përfshin 4000 Euro zbritje.

Prandaj vizitoni pikën kryesore të Auto Mita në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe mos e lejoni të ju ikë kjo zbritje e madhe.