Telegrafi

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita, një ndër liderët e tregut të automobilave në Kosovë, po përgatitet për një hap të madh – hapjen e objektit të ri të Volvo.

Me këtë rast të rëndësishëm, klientët do të kenë mundësinë të përfitojnë një ofertë ekskluzive dhe të papërsëritshme.

Për 10 blerësit e parë të modelit Volvo XC90, do të ofrohet një zbritje fantastike prej 20,000€!

Kjo do të thotë se ky SUV legjendar, që zakonisht kushton 89,990€, do të jetë në dispozicion për vetëm 69,990€. Një zbritje e tillë është e rrallë në treg dhe shënon një rast unik për të gjithë ata që kanë dëshiruar të zotërojnë një prej veturave më të mira të Volvo-s.

Volvo XC90 është sinonim i cilësisë, sigurisë dhe luksit. Ky model me 7 ulëse ka fituar reputacionin si një nga SUV-të më të mirë dhe të sigurtë në botë, duke kombinuar komoditetin me performancën e shkëlqyer dhe standardet më të larta të sigurisë.

Disa nga karakteristikat e veturës janë:

– 2.0 D 235KF

– Ndërruesi Automatik me 8 shpejtësi,

– 4×4,

– Drita FULL LED,

– Klima Automatike,

– Sensor para/mbrapa dhe kamerë,

– Sistem zërimi Harman Kardon

– ⁠7 ulëse

– ⁠Ulëset nga lëkura dhe lëvizje elektrike,

– ⁠Ulëset e para dhe mbrapa me nxemje,

– Çelës intelegjent,

– ⁠Fellne alumini 20”,

– ⁠Navigacion dhe Multimedia të integruar me Google,

– ⁠Bagazhi me hapje elektrike,

– ⁠Ngjyrë metalike,

Si dhe shumë pajisje të sigurisë dhe komoditetit.

 Komoditet maksimal për shoferin dhe pasagjerët

Një ndër veçoritë më tërheqëse të Volvo XC90 është hapësira e tij e brendshme. Me 7 ulëse të mbuluara me lëkurë, dhe ulëset para dhe mbrapa me funksion nxemjeje, ky SUV garanton rehati maksimale për të gjithë pasagjerët.

Ulëset e para janë të pajisura me funksion lëvizjeje elektrike për një përvojë më të personalizuar, duke u përshtatur sipas dëshirës së shoferit dhe pasagjerëve.

Auto Mita është distributori i autorizuar për shitjen dhe servisim të makinave Volvo në Kosovë, duke ofruar një gamë të gjerë të modeleve më të fundit të kësaj marke prestigjioze suedeze.

Me përkushtim ndaj cilësisë dhe inovacionit, Auto Mita garanton jo vetëm blerjen e automjeteve Volvo, por edhe shërbime profesionale dhe të besueshme për mirëmbajtjen e tyre, duke siguruar që çdo klient të përjetojë përformancën dhe sigurinë maksimale që Volvo ofron.

Për më shumë informacione vizitoni adresën apo kontaktoni:

Facebook: Volvo Kosova – Auto Mita  

Instagram:  volvokosova  

Email: info@automita.com  

Tel: 045 555 858