Eshtë kompania më e madhe e në vend e për distribuimin e veturave të reja të brendeve, Nissan, Renault dhe Dacia, auto salloni Auto Mita, që ka bërë “përhajr” autostradën e re “Arbën Xhaferi” me një prej veturave më inovative të kohës, Nissan Qashqai.
Auto Mita si lider në treg e ka dëshmuar këtë epitet edhe një herë duke i dhënë hijeshi mrekullisë së re inxhinierike të vendit, autostradës “Arbën Xhaferi”.
Bukuria e vendit shpaloset teksa përjetojmë ngasjen e veturës në këtë autosradë, duke menaxhuar kthesat e shumta, por të bukura rrëzë relievit të mrekullueshëm të vendit tonë.
E gjitha shijohet më mirë nëse vozitjen e bën vet vetura, kurse ju përjetoni bukurinë natyrore të vendit teksa përshkoni autostradën e re “Arbën Xhaferi.
Eshtë Auto Mita që ka testuar veturën e re Nissan Qashqai dhe vecorinë më të fortë teknologjike, “ngasjen autonome”. Njohësit e veturave tashmë e dinë se Qashqai është veturë tejet teknologjike, ku përpos dizajnit tejet të bukur të veturës, kjo veturë nga Nissan dallohet risitë teknologjike që ka ofruar, duke qenë me plot kuptimin e fjalës top veturë.
Kështu Auto Mita vendosi që të testojë vozitjen autonome të Nissan Qashqai në autostradën e re.
Kjo vecori ka bërë që Nissan Qashqai të kujdeset që e tërë autostrada të kalohet me vozitje autonome.
Kështu nënkuptohet që menaxhimi i shpejtësisë, qëndrimi në korsi, frenimi dhe nxitimi, ashtu sikurse edhe komanda e timonit, të bëhet nga vet vetura, e kështu duke mundësuar një ngasje të sigurtë e të qetë, e mbi të gjitha mundësi të shijimit të bukurive natyrore shqiptare.
Se siguria është kryefjalë e kësaj veture, e dëshmon fakti se vet drejtori ekzkutiv i kompanisë Auto Mita, Zgjim Mita, e realizoi testin e vozitjes autonome.
Veturën Nissan Qashqai që ka opsionin e ngasjes autonome mund ta gjeni në autosallonin “Auto Mita” në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. /Telegrafi/