Para se të nisë mirë viti 2021, Auto Mita ka vendosur t’i ndajë me publikun statistikat mbresëlënëse të vitit që lamë pas.
Ndonëse të goditur nga pandemia, puna e liderit të industrisë së automobileve, Auto Mitës, nuk ka ndalur për asnjë ditë të vetme dhe kjo ka rezultuar në një vit të suksesshëm.
Shoqëruar me oferta të jashtëzakonshme e bombastike, Auto Mita ka arritur që ta mbajë primatin e veturave më të shitura dhe jo vetëm.
Renault Captur – Crossover më i shitur në Kosovë
Renault Captur edhe për vitin 2020 ka mbetur Crossover më i shitur në Kosovë, duke qenë mbret për 5 vitet e fundit.
Dacia Sandero – vetura më e shitur në të gjitha kategoritë!
Dacia Sandero po ashtu ka arritur që të mbetet vetura më e shitur në Kosovë. Madje, jo vetëm në kategorinë e vet, por në të gjitha kategoritë e veturave.
Brendi Renault – më i dëshiruari në Kosovë
Veturat e brendit Renault mbesin më të dëshiruarat në Kosovë, ku sipas statistikave zyrtare janë më të shiturat në vendin tonë.