Site icon Telegrafi

Autizmi në Maqedoni, prindërit rrëfejnë për sfidat e përditshme (Video)

Arti ka 9 vjet dhe është nga Shkupi, Ai bashkë me prindërit e tij ka dalë të shëtis Çarshinë e vjetër. Kur ishte 18 muaj u diagnostifikua me autizëm. AI nuk mund të flet. Sihana Badivuku Hoxha pret që një ditë djali i saj t’i thotë nënë. Ajo thotë se nevojitet një qendër shtetërore e cila do të punohet me fëmijët e autizëm.

“Ne shohim përparim. Por prapë se prapë për këta fëmijë mungojnë qendrat tërditore që përpos aktiviteteve të shkollës, se paku 4-6 orë të kenë edhe një orë individuale me defektolog, një ore me logoped, orën tjetër me sportist, tjetër me mësues të vizatimit, muzikës, që të vihet të shprehje talenti i tyre”, u shpreh nëna e Artit, Sihana Hoxha Badivuku.

Babai i Artit, Bujar Hoxha thotë se vetëm për një muaj duhet të ndajë një mijë euro, vetëm për personat të cilat përkujdesen për përcjelljen e gjendjes së të birit.

“Prindërit me autizëm duhet t’i trajtojnë fëmijët e tyre si çdo fëmijë tjetër. Të tregojë dashuri, ta ruajnë ta ushqejnë, ta veshin, ta mbathin. Sepse këta fëmijë ndonjëherë nuk janë të aftë për nevojat themelore fiziologjike të njeriut. Kjo është një jetë shumë e rëndë, me të cilën ne po mësohemi po kontekstualizohemi ”, potencoi Bujar Hoxha, babai i Artit.

Logopedi Muharrem Smaili ka nëntë muaj që e përcjell gjendjen e Artit. Ai thotë se Arti ka nevojë të shkojë në shkollë speciale dhe kërkon nga institucionet formimin e një qendre speciale me njerëz profesionist të cilët do të punojnë më këta fëmijë.

“Pasi ne jemi një popull që shumë pak informata për këtë çrregullim. Është vërtetë e dhimbshme kur unë e nxjerri Artin në market apo në City Mall dhe prindërit e tjerë kur e shohin edhe reagimi i tyre sikur uou çfarë është duke bërë ky. Është vërtetë diçka që më prek mua. Së pari si njeri. Më çfarëdo çrregullim të jetë një njeri besoj se nuk duhet të sillet në atë mënyrë”, deklaroi Logopedi, Muharrem Smaili.

Ndryshe në Maqedoni sipas organizatave joqeveritare ekzistojnë rreth 30 mijë fëmijë autik. Organizata joqeveritare Unioni i Logopedëve shqiptar sot në Çarshinë e vjetër të Shkupit ndau fletushka për rritjen e vetëdijes së qytetarëve për autizmin./Tv21/

Exit mobile version