Një austriak (66) nga provinca e Tirolit, fshehu nënën e tij (89) në bodrum, e cila ndërroi jetë në mes të këtij viti, për të vazhduar marrjen e pensionit të saj.
Arkivoli ishte i mbushur me jashtëqitje maceje në mënyrë që era e keqe e kalbjes së trupit të gruas së vdekur të mos përhapet përreth. Dhe të gjitha me qëllimin për të vazhduar të merrte pensionin e nënës dhe ndihmën për kujdesin e një anëtari të ngushtë të familjes, që nuk është një shumë i vogël në Austri.
Sipas raportit të policisë, 66-vjeçari, i cili kurrë nuk u gjobit ose nuk ishte i njohur për policinë, përfitoi 50 mijë euro përmes mashtrimit. Hetuesit, ndërkohë, lëshuan një urdhër për të kryer një autopsi në trupin e plakës së vdekur, në mënyrë që të përcaktohej shkaku i saktë i vdekjes, dhe djali i saj akuzohet për mashtrim të rëndë dhe mos varrosje të personit të vdekur, raporton france24.
Policia e zgjeroi hetimin tek një infermiere nga Rumania, e cila dyshohet se ishte në shtëpi në kohën e vdekjes së 89-vjeçares. Televizioni austriak, ORF raportoi se djali 66-vjeçar i gruas së vdekur tha se nuk ishte në apartament në kohën kur nëna i vdiq.
I njëjti burim shton se policia është në kërkim të një gruaje të panjohur rumune, e cila dyshohet se kishte zëvendësuar të moshuarën pas vdekjes dhe nga e cila policia dëshiron të mbledhë informacione të rëndësishme. /Telegrafi/