Site icon Telegrafi

Austriakët konsiderojnë se masat preventive kundër coronavirusit janë të tepërta, shumica e qytetarëve besojnë se situata është nën kontroll

Masat preventive të qeverisë austriake në luftën kundër përhapjes së coronavirusit që ishin vënë para më shumë se një muaji, që asokohe ishin përkrahur nga më shumë së 90 për qind e austriakëve, tani çdo herë e më shumë po i konsiderojnë si të tepërta, thuhet në hulumtimin e kryer nga Instituti Market.

Vetëm 79 për qind tani përkrahin masat kufizuese të qeverisë austriake, derisa 21 për qind konsiderojnë se janë të tepërta, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre që i konsiderojnë si të tepërta këto masa, janë sipërmarrësit dhe votuesit e partisë FPO të Austrisë.

Gjithashtu 88 për qind konsiderojnë që Austria ka vënë nën kontroll situatën, sa i përket çështjes së pandemisë së coronavirusit.

Derisa katër javë më parë 50 për qind e austriakëve ishin të kënaqur me mënyrën e reagimit të qeverisë, kjo përqindje ka rënë tani në 41. /Telegrafi/

 

Exit mobile version