Site icon Telegrafi

Austria, Zvicra dhe Gjermania “befasohen nga reshjet e hershme të borës”

A car makes his way through heavy snow fall on motorway A 13 in Noesslach near Innsbruck, Austria, Friday, Sept. 25, 2020. (AP Photo/Matthias Schrader)

Disa zona të Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë janë zënë në befasi nga reshjet e hershme të borës të cilat vërshuan gjatë fundjavës, pas një rënie të mprehtë të temperaturave.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, agjencia e meteorologjisë zvicerane deklaroi se qyteti i Montanas në kantonin jugor të Valaisit, u përballë me një rënie dëbore prej 25 centimetrave, një rekord i ri këtë vit.

Autoritetet u detyruan të dalin në zonat malore tek dy rajonet alpine për t’i pastruar rrugët të cilat u bllokuan nga bora dhe akulli.

Në disa pjesë të Austrisë reshjet e borës ‘vërshuan’ zonat të cilat ishin rreth 550 metra mbi nivelin e detit. /Telegrafi/

Pemët mbulohen në të bardhë në Kals të Austrisë

Exit mobile version