Site icon Telegrafi

Austria: Zgjedhjet në Kosovë rezultuan në një mandat të fortë

Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë përmes një komunikate ka përshëndetur procesin zgjedhor në Kosovë, duke konstatuar se zgjedhjet e së dielës kanë rezultuar në një mandat të fortë .

“Zgjedhjet demokratike në Kosovë kanë rezultuar menjë mandat të fortë dhe kanë sjellur pritje dhe përgjegjësi të mëdha”.

“Austria mbetet partner i përkushtuar ndaj Kosovës dhe po pret që të punojë për nga afër në rrugëtimin e Kosovë drejt BE-së”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Austrisë. /Telegrafi/

Exit mobile version