Site icon Telegrafi

Austria voton, partia e Kurz favorite për të fituar zgjedhjet

Sot do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Austri, në të cilat rreth 6.4 milionë banorë do të vendosin për rrjedhën e ardhshme politike të vendit.

Qytetarët në zgjedhje do të vendosin për partinë që do ta qeverisë vendin për pesë vitet e ardhshem, dhe sipas të gjitha gjasave Austria do të marrë qeveri të qendrës së djathtë që përbëhet nga Partia Popullore dhe Partia e Lirisë.

Qendrat e votimit u hapën në Vjenë qysh në orën 07:00.

Në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë 10 parti, kurse vetëm gjashtë kanë shans për të hyrë në parlament, transmeton lajmi.net

Partia Popullore e Sebastian Kurz sipas sondazheve po gëzon mbështetjen më të madhe, dhe sipas parashikimeve mund të fitojë rreth 33% të votave.

Në pozicionin e dytë del të jetë Partia e Lirisë me rreth 25% të votave.

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare që mbahen në Austri, pasi dy partnerët e koalicionit SPO dhe OVP nuk ishin në gjendje të bien dakord për vazhdimin e qeverises, pas problemeve dhe konflikteve për çështje të ndryshme.

Sipas mediave lokale, rezultatet preliminare mund të dalin pas orës 19:30.

Exit mobile version