Telegrafi

Austria vështirëson rregullat për azilkërkuesit që nga sot

Autoritetet austriake kanë njoftuar se kanë intensifikuar rregullat për azilkërkuesit duke filluar që nga mesdita e sotme.

Sipas AP-së, Austria planifikon që të prezantojë masa shtesë mbi atë se kush kualifikohet për marrjen e azilit në këtë shtet, transmeton KosovaPress.

Ministrja e brendshme austriake, Johanna Mikl-Leitner ka thënë se në të ardhmen “kërkesat për azil do të pranohen vetëm të tyreve që duhet të pranohen”.

Tashmë Austria ka shtuar masat shtesë për pranimin e refugjatëve dhe ka mbështetur mbylljen e të ashtuquajturës “rrugë ballkanike”.

Vendi ka caktuar numrin prej 37 mijë refugjatësh për të pranuar këtë vit, derisa në vitin 2015 pranoi 90 mijë të tilla.