Në lidhje me atë se çka ka arritur Maqedonia, Austria gjatë periudhës së udhëheqjes me Bashkimin Evropian do t’i bind partnerët dhe anëtarët e Këshillit të BE-së, që vendi sa më shpejtë të filloj bisedimet me BE, deklaroi ambasadori i Austrisë Renate Kobler në konferencën e sotme me temën “Ballkani Perëndimor dhe vlerat euroatlantike, Studimi në çështjen Maqedonia”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me kontestin e emrit me Greqinë, ambasadori austriak tha se zgjidhja duhet të jetë i pranishëm nga të dyja palët, ndërsa me rëndësi është që Maqedonia të fillojë me reformat në të cilën është e fokusuar.
Kobler theksoi se qëllimi i udhëheqjes austriake do të jetë ballafaqimi me politikat evropiane për siguri, lufta kundër imigrimit ilegal, zgjerimi i BE-së, taksat efikase, ndërsa do të punojë edhe për sigurimin e brendshme, sistemi për azil. /Telegrafi/