Mbështetje nga Austria për integrimet e Maqedonisë ishte tema në takimin që e realizouan zv. Ministri për Punë të Jashtme, Andrej Zhernovski dhe Ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, Renate Kolber.
Ambasadorja ceku bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve, duke dhënë përkrahje aktive drejt integrimeve në BE dhe shpreson se Maqedonia to të fillojë bisedimet me BE-në nga korriku i vitit 2018.
Zhernovski informoi për reformat e Qeverisë, si dhe aktivitetet për fitimin e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasadorja Kobler përsëri tregoi përkrahjen e zëshme të Maqedonisë në arritjen e ambicieve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe shpreson që Maqedonia do t’i fillojë bisedimet me BE-në në Samitin e ardhshëm të BE-së. Ajo përshëndeti përparimin e Qeverisë për reformat e ndërmarra dhe marrjen zgjidhjen e çështjeve bilaterale me fqinjët./Telegrafi/