Telegrafi

Austria shkëlqen ndaj Polonisë, fitore me tre gola

Austria ka shënuar fitore ndaj Polonisë me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, në kuadër të Grupit D në EURO 2024.

Ndeshja nisi me gol për austriakët, pasi në minutën e 9-të, Phillipp Mwene asistoi te Gernot Trauner që shënoi për 1-0.

Polakët kërkuan penallti në minutën e 18-të, por gjyqtari turk Hamir Umutmeler nuk mendoi ashtu.

Në minutën e 30-të, trysnia e polakëve arriti qëllimin, pasi asistimi i Jan Bednarek gjeti Krzysztof Piatekun që shënoi për 1-1.

Edhe pse të dy skuadrat kishin raste në pjesën e parë, gola të tjerë nuk u shënuan.

Pjesa e dytë i takoi plotësisht austriakëve, duke arritur të marrin epërsinë në minutën e 66-të, me Alexander Prass që asistoi te Christoph Baumgartner, i cili shënoi për 2-1.

Në minutën e 77-të, Wojciech Szczesny ndali në zonë Marcel Sabitzerin dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Marko Aranutvic që shënoi për 3-1.

Deri në fund, Austria kishte disa raste të mira, por që rezultati nuk ndryshoi më.

Austria ka 3 pikë, sa Franca dhe Holanda që luajnë sot me vete. Polonia është e fundit pa pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore