Situata e tensionuar në veri të Kosovës, si rezultat i vendosjes së reciprocitetit të targave ka marrë vëmendjen në gjithë Evropën.
Sulmet e djeshme mbi institucionet në Zveçan e Zubin Potok, kanë nxitur reagimet e shumta.
Lidhur me këtë së fundmi ka reaguar edhe Ministrja e Jashtme e Austrisë.
Përmes një reagimi në Twitter, MPJ e Austrisë ka theksuar se zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë.
“Ne i dënojmë ashpër incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet përçarëse dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyrë e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.
Lidhur me situatën në veri, sot ka reaguar edhe shteti gjerman, i cili ka kërkuar nga të dyja palët të takohen sa më parë në Bruksel dhe të mundohen të gjejnë një zgjidhje. /Telegrafi/
We strongly condemn last night‘s incidents in #Kosovo. Resolution of open issues lies in negotiation, not violence. All parties must refrain from divisive steps and intimidation. The EU-facilitated dialogue is the only way to a peaceful future and #EU integration!
— MFA Austria (@MFA_Austria) September 26, 2021