Telegrafi

Austria raporton rekord të vdekurish shkaku i COVID-19

Austria raportoi një numër rekord të vdekjeve nga coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore austriake kanë regjistruar 118 vdekje shkaku i pandemisë që ka goditur vendin.

Për të njëjtën periudhë, u regjistruan 4,377 raste të reja të infeksionit, që është një rënie e konsiderueshme krahasuar me dhjetë ditët e fundit, raporton reuters.

Austria ka pasur më shumë se 6,000 infeksione të reja në dy javët e fundit dhe rënia aktuale tregon se masat kufizuese kanë filluar të hyjnë në fuqi.

Ndryshe, 255 mijë shtetas austriakë deri më tani janë infektuar me COVID-19 gjersa kanë vdekur 2577 persona. /Telegrafi/