Austria njoftoi të shtunën se do të vendoste trupa shtesë në kufirin lindor me Slloveninë dhe Hungarinë në mënyrë që të ndalonte fluksin e imigrantëve të paligjshëm.
Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer dhe Ministrja e Mbrojtjes, Claudia Tanner njoftuan këtë në një konferencë shtypi.
Duke theksuar se rregulloret e migracionit të paraqitura nga Bashkimi Evropian janë joefektive kundër migrantëve të parregullt, Nehammer tha se numri i ushtarëve aktualisht në kufijtë lindorë së shpejti do të rritet nga 1,000 në 1,400, veçanërisht për shkak të zhvillimeve në kufirin hungarez, raporton heute.
“Austria nuk mund të merrte mbështetjen e nevojshme të BE”, tha Nehammer, dhe së bashku me Gjermaninë nuk mund të zgjidhin “problemin e Afganëve në BE”, duke iu referuar rritjes së popullsisë së Afganëve në atë vend.
Tanner theksoi që në fillim të këtij viti, 200 trafikantë u kapën në kufirin hungarez, kështu që numri i ushtarëve në kufijtë me Sllovakinë dhe Slloveninë mund të rritet në 2000. /Telegrafi/