Ministri në detyrë i Punëve të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka takuar Ministren e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, ku u konfirmua vazhdimi i thellimit në mes të dyja shteteve.
“Takimi me Ministren e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, konfirmoi domosdoshmërinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, mbështetjen e pakursyer të Austrisë për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE dhe, në fund, shpalosi vlerësimin e saj për angazhimin e shkëlqyer të Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020. Tepër mirënjohës për Ministren Kneissl për qasjen e hapur, sjelljen bashkëpunuese dhe mbështetjen e pakushtëzuar për Shqipërinë”, ka shkruar Cakaj në profilin e tij, në Facebook. /Telegrafi/